E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e parë, një radhë-një lajmSKËNDERBEU- Në Korçë duan trajner Kristaq Milen. Dy lojtarë, Alcani e Vieros nuk janë stërvitur të hënën me skuadrën.

LACI- Klubi laçian e konsideron të mbyllur merkaton. Shazivari (ish-Shkumbini), Malo (ish-Teuta), Rama (ish-Bilisht Sport) dhe Nino i rikthyer nga Gjermania i ka krijuar bindjen trajnerit Edi Martini se është e plotë për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore. Laci ka fituar dy miqësore me Teutën (2-1) dhe Kastriotin (2-0).

SKËNDERBEU- Në Korçë duan trajner Kristaq Milen. Dy lojtarë, Alcani e Vieros nuk janë stërvitur të hënën me skuadrën.

GRAMOZI- Braziliani Marko Dos Santos si Kaka, i premton besnikëri skuadrës kolonjare.

DAJTI- Futbollisti shqiptar Albion Blloku u shpreh: “S’na duhen brazilianët”. Dajti ka pasur tre të tillë: Brashini, Abilio dhe Toni.

LUFTËTARI- Mesfushori Kastriot Brahimi u bashkua me skuadrën në stërvitjen e së hënës. Vetëm Stoja dhe Lamnica, po kryejnë stervitje të diferencuar.

KASTRIOTI- Trajneri Ramazan Ndreu beson se Kastrioti i tij do të ngjitet në Kategorinë Superiore. Kastrioti ka marrë Mustafën, Kalarin, Hocxhën, Cacën e Roshin.

BESËLIDHJA- Deputeti Nikollë Lesi pritet të jetë presidenti i Besëlidhjes. Sipas “Sport Ekspres” pritet vetëm miratimi nga e Bashkisë.

NAFTËTARI – Mesfushori Adrian Gega u largua nga Nafëtari. Pak ditë më parë e kishte bërë këtë edhe Cela.

BILISHT SPORT – Skuadra e trajnerit Luan Deliu ka bërë katër blerje deri tani: Milevski, Dushku, Navoski dhe Pino.

E Marte, 20 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›