E Martë, 3 Nëntor 2026

Katër të arrestuar pas protestës, hodhën molotovë ndaj forcave të policisë

Një ditë pas protestës së opozitës policia e Tiranës ka arrestuar 4 protestues. Në pranga kanë rënë Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola dhe Ismet Stefanis.

Ndërkohë 6 të tjerë janë të proceduar në gjendje të lirë. Sipas policisë në përfundim të protestës agjentet e krimeve kanë arritur që të gjejnë 21 flakadanë të plasur, 1 bidon me benzinë, 6 bidonë të tjerë të djegur nga benzina, etj.

Hetuesit shprehen se bidonët janë përdorur për  hedhjen e molotovëve artizanalë. Ndërkohë janë sekuestruar dhe 110 kapsolla që iu gjetën të arrestuarve.

Protesta përpara kryeministrisë zgjati për afro dy orë.  Protestuesit hodhën shashka, gurë dhe tymuese në drejtim të forcave të policisë, ndërsa thyen edhe kordonin rrethues. Pasi hodhën edhe molotovët artizanalë në fund, ata u tërhoqën.

Për tubimin e opozitës kundër qeverisë u angazhuan mbi një mijë forca policie, ndërsa në gatishmëri për përballimin e situatës ishte edhe reparti i specialeve të Reneas./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›