E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër të lënduar në aksident, shkak shpejtësia e madhe

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në fshatin Lloqan të Deçanit.

Policia bënë të ditur se, deri te aksidenti kishte ardhur përderisa ngasesi (i dyshuari) Daut T. (1994), ishte duke qarkulluar me automjetin e tij të tipit BMW në aksin rrugor Deçan-Voksh-Junik, ka humbur kontrollin mbi timon dhe është rrokullisur me ç’rast ka pësuar edhe vetë lëndime.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe dhe mospërshtatjes së kushteve të rrugës.

Nga ky aksident janë lënduar 4 persona, një femër dhe tre meshkuj të moshave të ndryshme të cilët menjëherë janë dërguar në shtëpinë e shëndetit në Deçan.

Ndërsa femra është dërguar në QKUK Prishtinë, për shkak të lëndimeve të rënda trupore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›