Katherine Heigl ikën nga Grey's Anatomy

është zyrtare: Katherine Heigl ka lënë “Grey's Anatomy”.
“Gjithcka ka mbaruar, edhe pse kemi punuar fort për të gjetur një marrëveshje dhe të ecnim përpara. është e trishtueshme, por kjo është ajo që doja”, është shprehur aktorja e “Entertainment Weekly”.
Shkaqet që detyruan ish-bjonden të braktisë rolin e Izzie Stevens kanë qënë “impenjimet familjare dhe jo dëshira për t’u rritur profesionalisht”.
“Kam një familje tani e cila është gjithcka për mua, nuk kam më dëshirë të punoj me kohë të plotë”, ka bërë të ditur Heigl.
“E di që po zhgënjej fansat e mi, por duhet të bëja një zgjedhje të drejtë”, theksoi Heigl.