Katolikët kundër Dawid Bowie

Këngëtari David Bowie është kritikuar rëndë nga një grup katolikësh në SHBA, për shkak të skenave kundërthënëse në videoklipin e ri, që kanë ofenduar besimtarët e krishterë.
Videoklipi i “The Next Day”, mes tjerash përfshinë pamje të një prifti i cili rreh një prostitutë para se të shkojë në një klub të mbushur me murgesha gjysmë-nudo. Një nga protagonistët ka shenjat e stigmatës dhe nxjerr gjak nga goja.
Video është censuruar nga Youtube për shkak se përmban skena të papërshtatshme.
“The Next Day”, përveç këngëtarit britanik, ka si protagonistë edhe aktorët holivudianë Marion Cotillard dhe Gary Oldman. /Indeksonline/