Katy Perry: Jam e lumtur qe nuk kam shkuar me ty, Robert
Këngëtarja Katy Perry, e cila kohët e fundit ka qenë kryeqendra e vëmendjes për shkak të lidhjes që dyshohej se ajo kishte me aktorin Robert Pattinson dha një deklaratë për shtyp ku i përgënjeshtroi të gjitha thashethemet.


Ajo u shpreh se Robert ishte si vëllai i saj i vogël. Pavarësisht se shumë femra ëndërrojnë të jetë përkrah tij dhe do të bënin gjithçka për të Katy pohoi :
“Unë jam si motra e madhe e tij . Dhe jam e lumtur që nuk kam shkuar me ty Robert”.



Katy momentalisht ka vendosur të qëndrojë për një periudhë kohore larg romancave , pasi si martesa me humoristin britanik Russell Brand ashtu dhe lidhja me John Mayer mund të themi me plotë gojë se quhen një dështim.