E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katy Perry në një aventurë të re dashurie

Katy Perry ka nisur një lidhje dashurie me agjentin e saj dhe njëkohësisht shokun e ngushtë, Michael Kives, por bëhet fjalë vetëm për një lidhje seksuale dhe jo lidhje serioze.
Këngëtarja 28-vjeçare është ndarë nga John Mayer në fillim të këtij viti dhe ka gjetur ngushëllim tek miku i saj i vjetër.

Një burim tha për revistën ‘America’s Star’: “Katy dhe Michael janë bashkë. Ishin miq më parë, por pas ndarjes nga John, Katy u afrua shumë me të. Është më shumë diçka seksuale për Katy-n dhe jo një lidhje serioze. Ajo ende telefonon ish të dashurin.”

Ndërkohë që Katy e konsideron këtë një lidhje kalimtare, Michael po shpreson që gjërat të bëhen serioze.
Katy Perry ka qenë më parë e martuar me Russell Brand dhe kjo martesë zgjati vetë 14 muaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›