Kavajë, 20 kryetarë të komunave të Kosovës vizitojnë qytetin

Nën moton: “Bashkë! Mbështetje-Shkëmbim-Promovim”, 20 kryetarë të komunave të Kosovës kanë mbërritur në qytetin e Kavajës.
Projektetet për të ardhmen ishin teme kryesore në biseda, sidomos në fushën e turizmit ku Kavaja vijon të jetë destinacionin kryesor i shqiptarëve të Kosovës për të kaluar pushimet e tyre gjatë verës.
Kjo vizitë e 20 kryetarëve u shfrytëzua për të nderuar edhe dëshmorin e kombit Indrit Cara nga Kavaja, i cili më 31 mars 1999 dha jetën duke luftuar për çlirimin e Kosovës.
Për dëshmorin Indrit Cara pas një viti bashkia do të ketë gati një monument duke krijuar keshtu një urë lidhëse mjaft domethënëse mes dy vendeve.
Gazetare Melisa Shameti
/ rtsh.al /