E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, arrestohen shoferët e aksidenteve të fundit

Policia e Tiranës njofton se është arrestuar 24-vjeçari Rexhep Pollozhani, banues në Strugë të Maqedonisë, i cili akuzohet si fajtor për aksidentin rrugor të ndodhur dje rreth orës 09:30 minuta në aksin rrugor pranë Postës në Golem.

Duke lëvizur mbrapa automjetin e tij me targa OH 552 II, i riu aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen Shpresa Hima, nga Tirana, e cila po ecte në këmbë.

Po mbrëmë, Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi ne flagrancë drejtuesin e automjetit, i cili duke u përplasur me një motor shkaktoi vdekjen e një 15-vjeçari, pasagjer në motor. Aksidenti ndodhi dje rreth orës 14:45 minuta, në aksin rrugor Kryevidh–Spille, në fshatin Greth.

Sipas policisë, Ismet Kura, 32 vjeç, banues në Germenj të Kavajës, ka qenë duke drejtuar automjetin fugon “Volzvagen” kur është përplasur me motoçikletën, ku udhëtonin dy adoleshentë.

Motorçikleta e markës “Honda”, pa targa, drejtohej nga Eduart Kurti, 16 vjeç, e cila po lëvizte në drejtimin Spille-Kryevidh. Nga përplasja gjeti vdekjen shoku i tij, Florian Xhihani, 15 vjeç, ndërsa vetë Kurti ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit të Durrësit. Adoleshenti drejtonte motorin pa leje drejtimi. /Start/

                                                                                             2011-08-08 13:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›