Kavajë, furgoni përplas motorin, 1 i vdekur

Foto ilustruese
KAVAJE- Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar sot në Spille të Kavajës. Një furgon mësohet se ka përpasur një motor me të cilin po udhëtonin dy të rinj.
Nga të dhënat e para njoftohet se njëri prej tyre ka gjëtur vdekjen, ndërsa tjetri është plagosur. Ende nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e dy të rinjëve apo shkaqet e aksidentit.
Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që kanë çuar në aksidentin tragjik.