E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, furgoni përplaset me 2 automjete, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e pasdites së sotme në hyrje të Kavajës. Mesohet se një furgon pasagjerësh, i cili po udhëtonte drejt Rrogozhinës është përplasur me një automjet tjetër në lëvizje tek rreth-rrotullimi në hyrje të qytetit.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një grua rreth të 52-ve, ndërsa dyshohet se edhe 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Dy prej të plagosurve mendohen të jenë Lavdosh Xhaferraj( bashkëshorti i viktimës) nga Vlora dhe Skënder Rapi, 26 vjeç.

Menjëherë të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Durrësit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa trupi i gruas së vdekur është nisur drejt morgut të qytetit.

Policia saktësoi se në aksident janë përfshirë 3 automjete, por më të dëmtuarat janë një furgon pasagjerësh me targa Tirane dhe një automjet me targa të Durrësit.

Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugë, ndërsa po bëjnë kqyrjen e vendit të aksidentit të rëndë për të zbardhur dhe shkaqet e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›