E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, këmbësori 45-vjecar përplaset nga makina, ndërron jetë në spital

KAVAJË- Aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë njerëzish. Një këmbësor ka gjetur vdekjen, mëngjesin e sotëm në Kavajë pasi u përplas nga një makinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Krye Luz të qytetit të Kavajës, ndërsa viktima, 45-vjeçari M.Lushaj ka qënë duke kaluar rrugën në momentin që u përplas.

Sipas burimeve të policisë, drejtuesi i mjetit i ka dhënë këtij të fundit ndihmën e parë, duke e transporuar në spital, por 45-vjecari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.

Policia e Kavajës, ndërkaq ka nisur hetimet për të zbardhur më shumë detaje mbi aksidentin.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme, në një aksident të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë kanë humbur jetën dy pjestarë të një familje si dhe janë plagosur 5 persona të tjerë.
(m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Aksident tragjik në Levan-Tepelenë, vdes nëna dhe djali 2-vjeçar, plagosen 5 të tjerë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›