Kavaje torta e Bajramit 25 metra

Ashtu si në mbarë vendin, edhe në qytetin e Kavajës është festuar Fiter Bajrami.
Kavaja është qyteti që dallohet për atmosferën dhe festimin masiv të kësaj dite të shënuar, që pason muajin e agjërimit për besimtarët. Edhe këtë vit, bashkia e qytetit ka qene pjesë e festimeve. Pas faljes së namazit të kësaj dite është ndarë për qytetarët, pavarësisht përkatësisë fetare, torta e Bajramit. E shndërruar në simbol të festimeve në komunitet, torta e porositur për këtë festë ishte 25 metra e gjatë. “Uroj të gjithë besimtarët e Kavaës, të gjithë myslimanëve, gëzuar Fiter Bajramin, paqe, begat dhe lumturi në familjet e tyre”, deklaroi kryebashkiaku Rroshi. Një urim për besimtarët është përcjellë dhe nga tenori kavajas me famë ndërkombëtare, Agim Hushi: “Kam ardhur me familjen të festoj këtë ditë të mrekullueshme Fiter Bajramin, e i uroj Kavajës të zhvillohet, teksa e gjej më të bukur se kurrë”. Më tej festa dhe urimet janë zhvendosur nga sheshi kryesor në ambjentet familjare të besimtarëve. / Top Channel