E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavaje vdes nje nga protestuesit

Ngjarja që çoi në arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi duket se nuk është mbyllur me lirimin e tij.

Nje nga shtate te shoqeruarit e te dieles ne mbremje ka nderruar jete paradite, nderkohe qe dyshime te forta bien mbi shkaqet e vdekjes se tij, duke risjelle ne vemendje serish ngjarjen e 10 marsit ne Kavaje. Ruzhdi Aliu, 47 vjeç, i cili ishte mes protestuesve që kërkonin lirimin e Roshit dhe qe u arrestua gjate protestes ka vdekur papritmas teksa kishte shkuar te mblidhte skrap prane hekurudhes.

Familjaret, te pyetur nga Top Channel fajesojne per vdekjen Aliut policine, dhunen qe eshte ushtruar nga forcat e nderhyrjes se shpejte qe erdhen nga Tirana gjate kohes se protestes dhe gjate shoqerimit per ne komisariat.
Familjaret deklarojne se 47-vjeçari eshte goditur ne gjoks dhe ne bark mbremjen e 10 marsit, dhe per pasoje, sipas tyre ai ka patur shqetesime shendetesore edhe gjate kohes se izolimit ne qelite e paraburgimit ne komisariatin e Kavajes.

Familjaret shtuan se Aliu nuk ka patur probleme me shendetin me pare, duke rrezuar theniet e policise se ai kishte shqetesime shendetesore te tjera perpara se te arrestohej. Nje prej shokeve te tij ka thene per Top Channel se Aliu ka patur shqetesime gjate nates se te dieles, duke u gdhire e hene dhe ka vjellur edhe gjak ne qeli. Te kontaktuar nga Top Channel, burime nga spitali i Durresit konfirmuan deklarimet e familjareve dhe thane se Ruzhdi Aliu nuk ka qene i shtruar ne spital, nuk rezulton te kete kerkuar ndihme shendetesore perpara ngjarjes se te dieles. Por shtuan se ai eshte sjelle te henen paradite, rreth ores 10 nga policia ne kete spital pasi kishte shfaqur shqetesime gjate nates ne paraburgim. Ai eshte vizituar per here te dyte edhe te premten, perseri per te njejtat shqetsime dhe ka marre trajtim mjekesor me qetesues.

Aktualisht trupi i Aliut ndodhet ne morgun e spitalit te Durresit, ku po i kryhet autopsia per te dale me nje konkluzion per shkaqet e vdekjes.Ruzhdi Aliu u arrestua te dielen ne mbremje gjate protestes se disa dhjetra qytetareve kavajas pas arrestimit te Elvis Roshit. Ai u mbajt i arrestuar ne qelite e paraburgimit ne Kavaje, nga data 10 mars deri ne 13 mars dhe u lirua nje dite pas kryetarit te Bashkise se Kavajes. Vdekja e tij, nese konfirmohen akuzat e familjareve ndaj forcave te rendit mund te hape polemika te forta per menyren se si u menaxhua jo vetem incidenti ne Kavaje por edhe trajtimi i te arrestuarve te kesaj ngjarje, qe sipas shume zerave te opozites ka qene nje incident i sajuar politik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›