E Martë, 3 Nëntor 2026

“Kë ke dashur vërtetë?” Gloria Meshi zbulon bisedën me partnerin pas daljes nga “Ferma VIP”

Gloria Meshi, e cila ka hyrë si mentore në fermë, mbremjen e sotme ka diskutuar për partnerin e saj.

Veç komplimenteve dhe cilësive të mira që ajo përmendi për të, tregoi dhe bisedën dhe pyetjet që i dashuri i saj i ka bërë menjëherë pas daljes së ish-fermeres nga “Ferma VIP”.

Ajo u shpreh se partneri i saj e kishte kuptuar se cilët ishin dy fermerët që Gloria dontë vërtetë në fermë.

“Ka pasur të njëjta preferenca pa e ditur, se kur kam folur me të jashtë me ka bërë vetëm një pyetje, më tha kë ke dashur vërtetë aty. Unë e di tha që ke dashur të jesh mirë me të gjithë, por vërtetë kë ke dashur. I thashë unë para se të të tregoj unë, më thuaj ti kë mendon ti se kam dashur unë vërtetë. Më ka thënë dy emra dhe ka goditur. Ka përmend emrin e Valerit dhe të Florit”, tha Gloria. /vizionplus.tv

https://www.instagram.com/reel/C8Fma2UI3wA/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›