E Diel, 1 Nëntor 2026

Kë politikan pëlqen Arlind Qori në PD dhe në PS? Përgjigjja e tij në Quo Vadis

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka atakuar dy krerët e partive kryesore në vend, Edi Ramën dhe Sali Berishën, këtë të enjte në studion e Quo Vadis në Vizion Plus.

I ngacmuar nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse ka ndonjë politikan që preferon te secila forcë politike, përgjigjja e Qorit ka qenë e prerë: “Jo”.

Pjesë nga biseda:

Qori: Berisha nuk është rastësisht në krye të PD-së.

Borakaj: Kë vlerësoni te PD-ja?

Qori: Asnjë.

Borakaj: Po në PS?

Qori: Asnjë. Por dua të them se nuk është se gjithçka do të shpërthejë nëse ikën njëri apo tjetri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›