E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këmbëngul Daçiç: Bisedimet direkte me Prishtinën, opsioni më i mirë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se bisedimet direkte midis Beogradit dhe Prishtinës do të ishin opsioni më i mirë, por ai nuk u konvenon disa fuqive të huaja.

Nëse Beogradi dhe Prishtina do ti zgjidhnin të zgjitha mosmarrëveshjet e tyre, roli i këtyre akterëve si ndërmjetësues nuk do të ishte relevant. Ekzistojnë çështje, në të cilat serbët dhe shqiptarët kanë vërtet interesa të përbashkët, por disa ndërmjetësuesve ndërkombëtarë kjo nuk u pëlqen, ka thënë Daçiç për televizionin Russia Today.

Ai po ashtu ka shfaqur shpresën se Prishtina do të pranojë propozimin e Beogradit për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Kjo do të na siguronte zgjidhje të përkohshme, derisa të arrijmë në një vendim përfundimtar për statusin e Kosovës, ka thënë Daçiç.

Autoritetet serbe duan që asociacioni i komunave serbe, i cili në Beograd njihet si bashkësi, të ketë kontrollin në gjyësi, polici dhe planifikim hapësinor, por Prishtina zyrtare kundërshton fuqishëm.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po ashtu ka hedhur poshtë mundësinë që të bisedojë me Daçiç pa ndërmjetësues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›