Këmbim valutor pa licencë/ Tiranë, nën hetim dy persona. Sekuestrohen mijëra euro, dollarë dhe lekë

Dy persona janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës, pasi ushtronin e aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë, në zonën e quajtur “Dollari”.
Blutë e kryeqytetit sekuestruan 24 120 euro, 13 200 dollarë kanadezë dhe 470 000 lekë.
Të proceduarit akuzohen për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./abcnews.al