“Kemi një të dyshuar kryesor për atentatin në Dukagjin”, Policia e Shkodrës: Krimi në zonë është reduktuar

Vrasjet që tronditën Shkodrën në javët e fundit kanë nga pas autorë të identifikuar tashmë nga policia.
Krimi në Dukagjin që la pas si viktimë 73 vjeçarin Zef Guri dhe të plagosur të birin 46 vjeçar Gjin Guri, ka si autor të afërmin e tyre, Gjovalin Guri.
ERVIN HODAJ
DREJTORI I POLICISË SHKODËR
“Motivet e kësaj ngjarjeje dyshohet të jenë konfliktet dhe kanosjet e vazhdueshme me palën e dëmtuar, për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.”
Edhe për vrasjen e të riut Valter Fjerza në fshatin Hot i ri pas një konflikti për vendparkimin, policia ka një të arrestuar.
ERVIN HODAJ
DREJTORI I POLICISË SHKODËR
“është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2023, në rrethinat e Shkodrës, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, ku u vra me armë zjarri shtetasi Valter Fjerza. , është bërë i mundur dokumentimi i kësaj ngjarjeje, për të cilën është arrestuar 1 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.
E zbardhur cilësohet nga uniformat blu edhe plgosja e të riut Emanuel Guri në Malësi të Madhe.
ERVIN HODAJ
DREJTORI I POLICISË SHKODËR
“Falë reagimit në kohë të shërbimeve policore dhe veprimeve hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar, shtetasve I. B. dhe S. B. (babë e bir), për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Në këto 24 orë policia e qarkut Shkodër arriti të parandalojë edhe një konflikt mes një 39 vjecari që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar.