E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kendall Jenner “mpreh” dhëmbët

Në momentin kur u bë e ditur që modelja seksi, Miranda Kerr nuk do të jetë më pjesë e ‘Victoria’s Secret”’, një tjetër modele, Kendall Jenner ka “mprehur” dhëmbët që të bëhet pjesë e kësaj marke të njohur.

17-vjeçarja cila është motra e Kim Kardashian ka shprehur dëshirën e saj që të radhitet përkrah modeleve të ‘Victoria’s Secret’.

Duke pozuar për revistën ‘E’, Kendall ka folur për aspiratat e saj si modele.
“Gjithmonë e kam pasur ëndën,Është diçka që do të doja ta bëja”, është shprehur modelja për dëshirën për të qenë pjesë e VS.
Kendall, e cila nuk ka shumë kohë që ka nisur karrierën e saj si modele, ka arritë që menjëherë ta fitojë vëmendje por edhe kontrata me kompani të shumta. Ajo ka pozuar edhe për revistat më prestigjioze anë e mbanë botës./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›