E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngë dhe klip i ri nga Edona Llalloshi

Këngëtarja Edona Llalloshi e cila për një kohë pauzoi në tregun muzikor, kthehet me një këngë dhe klip të ri.
“Jemi në përfundim e sipër të këngës dhe videoklipit më të ri, që besoj se do t’iu pëlqejë të gjithëve.

Këngën do ta emërojmë shumë shpejt dhe brenda një kohë të shkurtër do të plasohet në treg”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Por kjo nuk është e gjitha, këngëtarja ka premtuar se gjatë verës do të sjellë edhe disa projekte të reja muzikore, në mënyrë që adhuruesit e saj të kenë mundësinë të dëgjojnë gjithë kohës këngët e saj.

Gjithashtu ajo ka thënë se do të jetë prezente aty ku publiku e do, përmes mbrëmjeve dhe koncerteve të shumta./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›