E Diel, 1 Nëntor 2026

Këngëtari italian Gianni Morandi zgjedh jugun e Shqipërisë për pushime

Këngëtari i njohur italian Gianni Morandi po kalon disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë. Ai mbërriti fillimisht në Tiranë, ku qëndroi një ditë, e më pas, i sugjeruar nga miqtë e tij, vizitoi Palasën, ku qëndroi dy ditë.

Më tej, Morandi udhëtoi drejt Dhërmiut dhe Himarës, ku pati edhe një takim me kryetarin e Bashkisë, Vangjel Tavo. Ky i fundit u shpreh i kënaqur për vizitën e artistit të njohur italian.

Vetë këngëtari ka treguar se vendimi për të vizituar Shqipërinë erdhi pas sugjerimeve të miqve, të cilët i kishin folur për bukuritë e jugut. Aktualisht, ai ndodhet në Sarandë, ndërsa nesër pritet të përfundojë pushimet dhe të largohet nga vendi ynë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›