E Diel, 1 Nëntor 2026

“Keni goditur Sali Berishën”, Flamur Noka dhe deputetët e PD përplasen me policinë

Pas incidentit gjatë protestës, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dyshohet se u lëndua nga përdorimi i gazit lotsjellës, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi u përplasën me policinë.

Boçi u shpreh me tone të forta ndaj forcave të rendit:

“Si e mban këtë uniformë. Burracakë, legena.”

Ndërsa Noka deklaroi:

“Keni marrë urdhër, keni goditur Sali Berishën, keni të filmuar, do ta paguani shtrenjtë. Sulmuat deputetën e PD. Keni hapur luftë.”

Ngjarja ka rritur tensionin pas protestës dhe autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në kryeqytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›