E Diel, 1 Nëntor 2026

“Keni një gjobë të papaguar”, mesazhi që po u vjen qytetarëve në telefon është mashtrim, ASKS: Kujdes!

“Keni një gjobë për të paguar”. Ky është një mesazh që po u vjen qytetarëve me mesazh, bashkangjitur me një link.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos e klikojnë linkun e as të mos japin të dhëna personale, pasi janë mashtrime me qëllim përfitimi.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

✉️ Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.

???? AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.

???? Ju bëjmë thirrje qytetarëve:

* Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.

* Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare.

* Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›