E Diel, 1 Nëntor 2026

Kenia sulm ne nje kazino 7 viktima

Një bandë separatiste në Kenia ka sulmuar një kazino duke shkaktuar vdekjen e një polici, ndërsa nga atentatorët kanë humbur jetën 6 persona.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 (mesnatë në Shqipëri) dhe Këshilli Republikan i Mombasës është përgjegjës për sulmin.

“Gjashtë nga anëtarët e bandës janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, por ka humbur jetën edhe një nga agjentët tanë”, lexohet në një komunikatë të policisë.

Në muajt e fundit, Këshilli Republikan i Mombasës ka kryer shumë atentate ndaj komisariateve të policisë dhe vendeve publike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›