E Enjte, 5 Nëntor 2026

Këputet transmisioni i eskavatorit dhe e godet, vdes 51-vjeçari në Mirditë

Mirditë- Një 51-vjeçar është dërguar në spital pa shenja jete.

Sipas policisë  dyshohet se ky shtetas kishte shkuar në Spaç, bashkë me kushëririn e tij, për të rregulluar një mjet ekskavator në ofiçinë

Gjatë punës, duke ndërruar transmisionin e këtij mjeti, kriku ku mbahej i fiksuar transmisioni është këputur dhe ka goditur shtetasin 50 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›