Kercenimet e Bares Per hetimin duhet nje kallezim nga Kryeministri
Sharjet dhe fyerjet ne sallen e gjyqit te kreut te Bandes se Lushnjes ndaj Kryeministrit Berisha megjithese perbejne veper penale nuk mund te hetohen kryesisht nga drejtesia. Kjo per vete faktin se i demtuari ne kete rast Kryeministri Sali Berisha nuk ka bere asnje kallezim apo padi ndaj Bares i cili dy dite me pare ka shfryre vrer ndaj numrit nje te qeverise shqiptare. Burime nga Prokuroria e Tiranes thane dje per gazeten Shqip se veprimet e Bares konsiderohen veper penale por ato nuk mund te hetohen nese ndaj ketij personi nuk ka nje kallezim. Duhet qe Kryeministri Berisha te denoncoje veprimet e numrit nje te Bandes se Lushnjes per nje hetim te mundshem. Megjithate pasojat e sharjeve ne sallen e gjyqit kane bere qe Bare te izolohet ne paraburgimin 313.
IzolimiFamiljaret e te paraburgosurve te 313-ta kane qene dje te shqetesuar kjo per vete faktin se dhjetera forca speciale kane kontrolluar deri ne detaj cdo qeli. Shkelesit jane denuar qe te kalojne disa dite ne qeli. Kontrolli vjen nje dite pas deklaratave te ashpra te Aldo Bares ndaj Kryeministrit Berisha. Megjithate burimet nga ky institucion deklarojne se nuk ka pasur ndonje ndeshkim per Baren pasi veprimet kane ndodhur ne gjykate. Krejt te kunderten deklarojne familjaret e te paraburgosurve te cilet pohojne se disa prej banoreve te 313 kane perfunduar ne izolim pasi jane gjetur me sende te jashteligjshme. Nga ana tjeter mbrojtesit ligjore te Bares pohojne se nuk kane marre kontakt me klientin e tyre dhe sot pritet qe te paraqiten te paraburgimi 313 per te mesuar te verteten. Bare mbahet vec te paraburgosurve te tjere te Jordan Misja. Kjo per shkak se ndaj tij mund te hakmerren. Kreu i Bandes se Lushnjes eshte ankuar disa here per kushtet e qelise ndersa zyra e Avokatit te Popullit ka kryer disa here inspektime per kushtet ne te cilat mbahet.
SharjetMe tone te ashpra dhe me nje fjalor kercenues kreu i Bandes se Lushnjes ka deklaruar dy dite me pare ne sallen e gjyqit se askush nuk do ti gezoje ish-pronat e tij te konfiskuara nga drejtesia shqiptare. Sa te jem une gjalle nuk do ta gezoje askush lagunen e Karavastase do ti nxjerr ujin e zi edhe ketu ku jam tha Bare.
Kercenimet e Bares jane drejtuar edhe te Kryeministri Sali Berisha. A ju vjen padroni i ri ne Karavasta Kam degjuar qe ju vjen edhe naten u interesohet per familjen. Ska burre nene te ma marri. I q... nenen Sali Berishes i nxjerr ujin e zi ketu. Ato cka i them i bej ka vazhduar te kercenoje Bare duke detyruar kryetaren e seances gjyqesore Fatmira Hajdari qe te marre mase perjashtimi nga seanca.
Ne momentin qe i pandehuri eshte larguar nga salla kryesuesja e trupit gjykues Fatmira Hajdari i eshte drejtuar avokatit te Bares duke i kerkuar te konsultoje dhe ti terheqe vemendjen klientit lidhur me kercenimet dhe fjalet te perdorura gjate procesit te gjykimit.