Kercenimi i Beogradit Kush merr pjese ne zgjedhje ti bashkohet ekipit te Prishtines
Gazeta e perditshme serbe Danas me rastin e zgjedhjeve parlamentare ne Kosove me 12 dhjetor 2010 ka hapur debatin Serbet ne zgjedhjet kosovare ku politikane dhe figura kryesore te jetes politike e shoqerore serbe sjellin mendimet e tyre lidhur me pjesemarrjen ose jo te serbeve ne keto zgjedhje pasojat qe do te mund te kete kjo pjesemarrje etj. Nder te paret qe sollen konsideratat e tyre ne kete debat jane perfaqesuesit politike te serbeve te Kosoves. Dejan Radenkovic deputet i SPS-se Partia Socialiste Serbe dhe anetar i Komisionit Parlamentar per Kosoven e Metohine konsideron se pjesemarrja e serbeve ne zgjedhjet kosovare nuk do te kete pasoja politike. Ai sidoqofte mendon se serbet qe pas zgjedhjeve do te hyjne ne institucionet e Kosoves duhet te bejne pjese ne ekipin bashkebisedues prishtinas ne dialogun e ardhshem mes Beogradit dhe Prishtines. Pjesemarrja ne zgjedhjet parlamentare kosovare eshte ceshtje vendimi e cdo individi. Mesazhi i qeverise serbe ishte i qarte. Ata qe prisnin qe qeveria tu thoshte lsquoPo merrni pjese ne zgjedhje nuk kishin nevoje per mesazh por per justifikim. Gjendja ne pjesen veriore eshte e ndryshme nga ajo ne jug te lumit Iber. Ky ndryshim kerkon edhe nje qendrim te ndryshem te Serbise sa u perket dergimit te ndihmes dhe investimeve ekonomike qe serbet te mbijetojne ne kete pjese tha ai. Sa i perket pjesemarrjes se serbeve ne zgjedhjet me 12 dhjetor ne dialogun e ardhshem mes Beogradit dhe Prishtines Radenkovici vuri ne dukje se nese serbet qe do te marrin pjese ne zgjedhje duan te marrin pjese edhe ne dialogun mes Beogradit dhe Prishtines atehere ata le te behen pjese e ekipit prishtinas. Se cfare qendrimesh do te mbajne do ta shohim me vone tha ai. Perfaqesuesi i larte politik i serbeve te Kosoves Marko Jakshic nenkryetar i Kuvendit te bashkesise se komunave serbe ne Kosove e Metohi nga ana e tij konsideron se duke marre pjese ne zgjedhje serbet do te legalizojne krijimin edhe te nje shteti tjeter shqiptar ne Ballkan. Sipas tij pjesemarrja eventuale e serbeve ne jug te Ibrit ne institucionet kosovare jashte te cileve do te mbeteshin serbet ne veri te Ibrit do te conte ne percarjen e tyre ne Kosove. Pjesemarrja ne zgjedhje do te thote legalizim edhe te nje shteti tjeter shqiptar ne Ballkan. Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves e Metohise ne Parlamentin e shtetit te veteshpallur kosovar kemi pasur perfaqesues serbe por te cilet nuk ishin te pavarur politikisht. Tani neve na duhet nje prani serbesh qe kane nje legjitimitet politik te caktuar sidomos nese ata rekomandohen nga kabineti i Presidentit serb Boris Tadic. Fjalet se serbet ne veri e kane me te lehte sesa ata ne jug te Ibrit keshtu qe keta te fundit duhet te marrin pjese ne zgjedhje jane nje mesazh i keq pasi shkelen Kushtetuta dhe objektivat politike te shtetit te Serbise. Pretendimet se serbet ne institucionet kosovare mund ta ndihmojne realitetin serb ne Kosove e Metohi hidhen poshte nga faktet se aktoret dhe ata qe kane marre pjese ne zgjedhjet parlamentare atje me nje nderprerje te shkurter gjate periudhes 2008-2010 gjate te gjithe kohes qe nga viti 1999 qekur ata kane bere pjese ne te ashtuquajturat institucionet krahinore ashtu si edhe pjesemarrja e tyre eventuale e tanishme ne keta institucione nuk e kane penguar ndjekjen dhe eksodin e serbeve. Nga ana tjeter kjo do te mund te conte ne ndarjen e Kosoves e Metohise te cilen Tadici po e stimulon nen rrogoz gjate dy-tre viteve te fundit qe Serbise ti perkasin kater ose pese per qind te territorit sa eshte edhe siperfaqja e pjeses veriore kurse e gjithe pjesa tjeter tu perkase shqiptareve tha Jakshic.