E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënohet me jetë grupi i xhirimit të Ora News, Policia e Tiranës vihet në ndjekje të autorit Sinan Hamdi Idrizi

Kërcënohet me jetë grupi i xhirimit të Ora News në krye të detyrës në fshatin Zbarqe, në periferi të Tiranës! Kërcënohet me jetë grupi i xhirimit të Ora News gjatë realizimit të një kronike për dëmtimin e një burimi ujor në zonë.

Grupi i xhirimit të Ora News po përgatiste një material për dëmtimin e një burimi ujor, pas një denoncimi nga banorët e zonës.

Banorët denoncuan në Ora News se një person ka dëmtuar një burim uji historik në fshat. Grupi i xhirimit u përball me kërcënime me jetë.

Policia shpall në kërkim shtetasin Sinan Hamdi Idrizi për kërcënimin me jetë të gazetares dhe operatorit të Ora News.

Sinan Hamdi Idrizi kërcënoi me jetë grupin e xhirimit të Ora News gjatë realizimit të një kronike në fshatin Zbarqe të Tiranës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›