E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcenoi Çavezin, arrestohet

Një i ri 29 vjeçar u arrestua në Venezuelë me akuzën e nxitjes më anë të mesazheve telefonike të vrasjes së presidentit Hugo çavez gjatë vizitës së lideri të Karakasit në rajonin e Meridës.

Arrestimi u konfirmua edhe prej autoriteteve të brendshme venezueliane pikërisht nga vetë ministri Brendshëm, Tarek El Aisami i cili shpërndau ede mesazhin ku kërkohej “atentat ndaj Hugo çavez me 28 prill për të liruar vendin nga zgjedha e tiranisë”.

Autoritetet mendojnë se thirrja e 29 vjeçari iu është adresuar disa grupeve rebele në rajon të cilat kundërshtojnë, sipas tyre, rendin dhe pushtetin e popullit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›