E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kërcënoi gruan dhe fëmijët, arrestohet 54-vjeçari në Kamëz

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia pasi mësohet se ky shtetas ka kanosur bashkëshorten dhe fëmijët e tij se do t’i djegë me benzinë. Më pas sipas policisë 54-vjeçari i ka vënë zjarrin banesës. Ngjarja nga ndodhur në rrugën “Tuk Jakova” në Kamës, ditën e djeshme.

Raportohet se nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›