E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në Dhërmi se nuk i pëlqeu ushqimi, shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë

Policia e Himarës ka shpallur në kërkim ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku.

Burime bëjnë me dije se Shpataraku ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, por nuk i ka pëlqyer shërbimi dhe ka patur një konflikt verbal me kamerierin dhe administratorin.

Sipas dëshmisë së tyre, Shpataraku i ka kërcënuar me jetë.

Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë kanë shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›