E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kërcënoi me thikë ish-dhëndrin, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës këtë të hënë. Ai ka kërcënuar me mjetë prerës (thikë) ish-dhëndrin e tij.

I arrestuari është shtetasi me iniciale V.Z, banues në Durrës.

 “Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin:

Z., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur me mjet prerës, ish-dhëndrin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›