E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kërcënoi në “Tik Tok”, identifikohet adoleshenti, policia: Është në SHBA, nis procedimi penal

Ky adoleshent publikoi këtë video ne rrjetet sociale një dite pas vrasjes së Martin Canit me thikë nga një shok I shkollës Fan Noli në Tiranë.

Në fjalët e tij vihet re një gjuhë e ashpër urrejtjeje dhe kërcënimi.

Policia e shtetit thotë se e ka identifikuar adoleshentin. Ai është një 16-vjeçar i cili banon në SHBA, dhe ndaj tij nisi procedimi për veprën penale  nxitje e urrejtjes ose grindjeve.

Në videon që qarkullon në rrjete sociale 16-vjeçari bën deklarata shokuese, për dhunë dhe vrasje me thikë madje ai inkurajon edhe bashkëfolësin që duhet të bëjë të njëjtat veprime.

Ndërkohë Abc news mëson se për ndjekjen e këtij personi sektori i krimit kibernetik në Policinë e Tiranës po bashkëpunon edhe me zyrën e sigurisë në ambasadën e shteteve të bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Pak pasi policia njoftoi se e ka identifikuar dhe ka nisur procedimi penal, 16-vjeçari publikoi një video tjetër në rrjete sociale ku kërkon ndjesë për fjalët që ka thënë.

/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›