E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënoi punonjësit dhe shkatërroi disa objekte pune, arrestohet ish-kreu i AKU në Durrës (EMRI)

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë ish-drejtorin e AKU në Durrës, Elton Varaku.

Ai akuzohet se gjatë qëndrimit në ambientet e AKU ka shkatërruar objekte të ndryshme pune dhe ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit.

Autoritetet policore po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›