E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënon kreun e bashkisë Përmet, ndalohet

PERMET- Një 44-vjecar eshte ndaluar nga policia pasi akuzohet se ka kercenuar te qelloje me kacavide kreun e bashkise se Permetit.

“Ne pranga eshte vene shtetasi Nesti Janku, 44 vjeç.  Dyshohet se Janku kërcënoi se do të qëllonte me një kacavidë kryebashkiakun e Përmetit, z Gilbert Jace”- ka raportuar sot News 24.

Nga të njëjtat burime mësohet se 44-vjeçari kundërshtoi me dhunë policinë gjatë momenteve të arrestimit. Efektivët blu të qytetit kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kacavidën, ndërsa Janku është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›