E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kërcënonte nëpërmjet mesazheve 41-vjeçaren, arrestohet 39-vjeçari në Kukës

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale. Sipas policisë, 39-vjeçari i ka dërguar vazhdimisht mesazhe denigruese e kërcënuese një shtetaseje  41-vjeçare dhe  i ka thyer xhamin e  automjetit të  saj.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë  Kukës, bënë kapjen  dhe ndalimin e shtetasit ,39-vjeç banues fshatin Shtiqen, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Përndjekja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Ky shtetas i ka dërguar vazhdimisht mesazhe denigruese e kërcënuese një shtetaseje  41-vjeçare dhe  i ka thyer xhamin e  automjetit të  saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›