Kërcënuan me mesazhe kreun e FSHF-së, arrestohen 5 persona

Policia e Durrësit njoftoi sot se, shtetasit e arrestuar në flagrancë janë: R.L., 30 vjeç, P.S., 26 vjeç, B.S., 20 vjeç, S.S., 22 vjeç, dhe N.S., 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Në gjendje të lirë janë proceduar A.S., 24 vjeç dhe A.S., 39 vjeç, gjithashtu banues në Krujë.
Ngjarja ndodhi më 30 gusht 2024, rreth orës 21:30, kur personat e dyshuar dërguan një mesazh kërcënues në telefon për shkak të detyrës ndaj Dukës, dhe më pas shkuan në banesën e tij rreth orës 22:30 për ta kërcënuar nga afër.
Pas njoftimit për këtë ngjarje, Policia organizoi një operacion për të lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar.
Në përfundim të veprimeve hetimore, pesë shtetasit u arrestuan në flagrancë, ndërsa dy të tjerët u proceduan në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.
/a.f/