“Kërdi” në skenën e teatrit “Zihni Sako”, komedia e zezë nga e enjtja në të diel për artdashësit gjirokastritë

Një komedi e zezë vjen për artdashësit gjirokastritë. Ajo titullohet “Kërdi” dhe do të shfaqet për katër net duke nisur nga e enjtja.
Pjesa është vënë në skenë nga regjisori kosovar Shkëlzen Berisha i cili na zbulon edhe pak nga subjekti i saj.
Ajo do të vijë nën interpretimin e aktorëve Aleksandër Kondi, Asiana Koka, Denisa Demaj, Erion Hinaj, Edon Gozhita.
Si asistent regjisor i riu gjirokastrit Gesjon Selfo me këtë shfaqje nis edhe karrierën artistike në qytetin e gurtë fill pas diplomimit në akademinë e arteve.
“Kërdi” është një pjesë e përshatur për skenë bazuar në veprën e titulluar “ I zoti i masakrës” , të autores franceze Jasmin Reza.
/rtsh.al/