E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kërkesa e PS për përjashtimin e 26 deputetëve/ Berisha: Nuk e njohim këtë vendim. Kini durim e do na shihni!

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën ndërsa është shprehur se nuk e njeh vendimin për përjashtimin e deputetëve nga seanca plenare.

Ai thotë se deputetët e opozitës janë sot parlamentarët e vërtetë.

‘Na fikën dritat se janë ordinerë.

Asnjë s’na përjashton dot ne nga parlamenti. Sot ne jemi parlamentarët e vërtetë. Ne s’dorëzohemi edhe po na përjashtuan, nuk tërhiqemi. Prisni se do e shihni, durim të keni.

Ça është ajo që na ka përjashtuar, se njohim fare vendimin.’- thotë Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›