E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt/ PS dhe PD bien dakord për dhënien e autorizimit

Partia Socialiste është shprehur pro dhënies së autorizimit pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Duke iu bashkangjitur dhe miratimit të opozitës, raporti i Këshillit të Mandatëve pritet të miratohet në seancën plenare të së hënës.

Ky konsensus mes opozitës dhe mazhorancës i hap rrugën arrestimit të ish numrit dy të qeverisë.

SPAK e akuzon Arben Ahmetajn si të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve, duke konsumuar tre vepra penale, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe korrupsion aktiv i zyrtarëve të lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›