E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkesa e qeverise amerikane per Manning

Qeveria amerikane ka kërkuar jo më pak se 60 vjet burg për Bredli Mening, ushtarin i cili i ka kaluar Uikiliks informacione shumë sekrete të ushtrisë amerikane. Prokurori ushtarak është shprehur se dënimi duhet të jetë vërtet shembullor për ti dhënë një mesazh të qartë të gjithë ushtarëve që kanë ndërmend të bëjnë publike informacione të klasifikuara. Më tej ai ka shtuar se Mening me veprimin e tij ka treguaj një mungesë vlerësimi ekstreme për interesat amerikane, asnjë ushtar në historinë e vendit nuk e ka bërë një gjë të tillë, ka pëfunduar ai. 
Tashmë vendimi është në dorë të gjukatëses Denis Lindm pasi Mening është shpallur fajtor për plot 20m akuza, por duke i shpëtuar asaj më të rëndës, për ndihmë ndaj armikut. 
Prokurori bazon kërkesën e tij për 90 vjet burg me faktin se Mëning ka vënë në rrezik jetën e ushtarëve, civilëve dhe misioneve diplomatike amerikane në të gjithë botën me veprimin e tij. Mening do të duhet të paguajë dhe 100 mijë dollarë.
25 vjecari i lindur në Oklahoma i kaloi 700 mijë dokumente të rezervuara Uikiliks, kur punonte si analist i shërbimit inteligjent amerikan në Irak në vitin 2010. 
Në gjyq ai ka kërkuar falje për dëmin e shkaktuar, dhe ka pretenduar ët drejtën e shkollimit dhe mundësinë për të qenë një qytetar i lirë.
Gjatë procesit familjarë dhe psikologë kanë dëshmuar në favor të tij duke thënë se ai ka qenë nën një trysni shumë të madhe për shkak të depresionit të shkaktuar nga të qënit një homoseksual në ushtrinë amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›