E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa në ditën e Fiter Bajramit, Myftinia e Shkodrës: Feja, lëndë mësimi në shkolla

Ne diten e fiter Bajramit, Myftiu i Shkodres, Imam Muhamed Syrtari, eshte shprehur se do te kerkoje edhe nga komunitet e tjera futjen e edukates fetare ne shkollat publike.

Kjo deklarate u be gjate faljes së Namazit te Fiter Bajramit ne Shkoder ku besimtaret myslimane ishin mbledhur ne sheshin kryesor te qytetit te Shkodres.

Imam Muhamed Syrtari u shpreh gjithashtu se komuniteti mysliman eshte me i persekutuari ne vend, per sa i perket te drejtave te mohuara.

Pas ditës së fundit të agjërimit, besimtarët organizohen të gjithë bashkë për të bërë lutjen e Fiter Bajramit.

Pasi kane kryer ritin e faljes në qënder të qytetit, i cili për myslimanët e metropolit verior është kthyer në një traditë, përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe të komuniteteve fetare kanë kryer vizita pranë Myftinisë së Shkodres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›