Kërkohej nga Interpoli, kapet në Morinë kosovari
Është prangosur në Pikën e Kalimit Kuiftar të Morinit në Kukës një shtetas kosovar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia gjermane për trafik droge.
Sipas burimeve nga policia e Kukësit, bëhet e ditur se është bërë ndalimi i shtetasit Nexhat Gashi, 27 vjeç lindur në Landocicë të Kosovës.
Arrestimi I tij u në pasi gjatë kontrollit të dokumenteve të tij, në hyrje për në territorin shqiptar, ka rezultuar se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas policisë, ndaj tij ishte lëshuar dhe urdhër arresti pasi akuzohet nga autoritetet gjermane për veprën penale “Vjedhje e rëndë në bashkëpunim” dhe “Trafik droge”.