E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet nga Spanja, arrestohet në Morinë shtetasi kosovar

Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim nga autoritetet në Madrid, Spanjë është arrestuar sot nga Policia Kufitare në pikën e kalimit të Morinës, në Kukës.

Sipas policisë, shtetasi kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Afrim Selim Gashi, 34 vjeç, banues në Prishtinë është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në orën 06.50 gjatë kryerjes së procedurave në hyrje të këtij shtetasi, i cili udhëtonte me autoveturë nga Kosova në drejtim të Tiranës.

Gjatë kontrollit në sistemin e Interpolit ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe menjëherë, ndaj tij është marrë masa e arrestit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›