Kërkohet vëllai i të miturit që vrau policia, kapet futbollisti i Besëlidhjes
Lezhë, 18 Korrik 2010 NOA Update Dy persona u arrestuan disa minuta më parë në Lezhë pasi dyshohen si personat që së bashku me një të tretë që u shpall person në kërkim, kanë kryer grabitje me armë të tre shtetasve malazezë në rrugë si dhe një ditë më parë kanë shkëmbyer zjarrin me policinë.
Të arrestuarit janë futbollisti i Besëlidhjes së Lezhës, Vladimir Nikolli, 30 vjeç Flori Nikolli 25 vjeç. Sipas policisë, të dyshuarit shkëmbyen zjarr një ditë më parë me forcat policore në Balldre të Lezhës.
"Ndalimi i tyre u be per arsye se keta shtetas
ne bashkepunim me njeri tjetrin, gjithashtu edhe ne bashkepunim me shtetasin
Ardit Skandaj i datelindjes 1987, i cili eshte shpallur ne kerkim, se me date
14.07.2010 kane kryer vepren penale te vjedhjes me dhune ne bashkepunim ndaj
tre shtetasve malazese ne vendin e quajtur kryqezimi i Kallmetit ne superstraden Lezhe Shkoder. Eshte gjetur dhe sekuestruar me cilesine e
proves materiale motorri i markes Honda, me te cilin autoret kane kryer
grabitjen dhe qe i perkiste shtetasit Flori Nikolli", - tha zyrtarisht policia e Lezhës.
Në fakt shkëmbimi i zjarrit u krye për disa minuta dhe ishte fatal për një 16-vjeçar i cili mbeti i vrarë nga policia ndonëse nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.
Sakaq policia ka thënë se ka shpallur si person në kërkim, të tretin e dyshuar të grabitjeve, dhe Ardit Skanaj 24 vjeç, vellai i viktimes se djeshme Armando Skanaj, 16 vjeç.
Gjate nje operiacioni per kapjen e shtetasve Flori Nikolli dhe Ardit Skandaj, te cilet ishin konstatuar nga ana e policise se po leviznin me automjetin me targe TR 7870 R, u eshte bere thirrje per te ndaluar, por keta te fundit kane kundershtuar punonjesit e policise, fillimisht duke u perplasur me mjetin e policise ne postobllokun e ngritur per kapjen e tyre, ku mbeti i demtuar lehte nje nga efektivat e policise rrugore, me pas kane qelluar me arme zjarri ndaj forcave te policise, ku keta te fundit i jane pergjigjur zjarrit, dhe per pasoje ka mbetur i vdekur shtetasi me inicialet A, S, vjec 16; i cili ndodhej ne makine me dy autoret e lartpermendur, - u shpreh zyrtarisht policia lidhur me vdekjen e te miturit.
Ngjarja ndodhi pasditen e së Shtunës, rreth orës 14.45, ne vendin e quajtur Ura e Cenit ne Lagjen Besëlidhja te qytetit Lezhe.
Sipas deklarimit zyrtar të policisë, gjatë nje operacioni per te kapur autoret e dyshuar te grabitjes se ndodhur me date 14.07.2010, te shtetasve malazezë, nje mjeti me targe TR 7870 R i është bere thirrje nga shërbimet e policisë qe te ndalonte.
Pavarësisht thirrjeve te policise per te ndaluar, personat qe udhetonin me makinen e lartpermendur, kane vazhduar rrugen duke u perplasur me mjetin e policise tip motoçikletë, ne te cilen ndodhej punonjësi i policisë rrugore Dritan Lorenci, i cili eshte demtuar lehtë, - sqaroi policia,
Autorët e dyshuar kane qelluar me arme zjarri ndaj forcave te policise, e ku keta te fundit i jane pergjigjur zjarrit, dhe per pasoje ka mbetur i vdekur nje shtetas akoma i paidentifikuar, qe ndodhej ne automjet, - shtoi Policia e Lezhës.
Në të vërtetë u zbardh se viktima ishte Armando Skanaj, një djalë 16 vjeçar, vëllai i një prej të dyshuarve te grabitjes, i cili sot u shpall ne kerkim.
Pas ngjarjes, automjeti me targa TR 7870 R, është braktisur nga drejtuesi mjetit ne vendin e quajtur Balldre.
a.b/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")