Kërkohet zgjidhje për derdhjen e ujërave të zeza të Vloçishtit

Bashkia e Maliqit synon zgjidhjen përfundimtare për derdhjen e ujërave të zeza të fshatit Vloçisht, të cilat kanë qenë problematike prej vitesh, pasi kalonin edhe nëpër rrugët e fshatit apo edhe nëpër kanale kulluese e vaditëse.
Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu sëbashku me specialistë e topografë ka qenë sot në terren në tokat e fshatit Vloçisht për të inspektuar nga afër zgjidhjen e mundshme. Ai tha se dy janë zgjidhjet për derdhjen e ujërave të zeza të fshatit Vloçisht të cilat janë duke u shqyrtuar nga ana e specialistëve për të gjetur mënyrën më të favorshme që do të mbrojë edhe mjedisin