Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lezhës

TIRANË- Gjykata e Larte ka rrëzuar kërkesën e Fran Frrokajt ish kryetar i bashkisë së Lezhës, që kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit të Posaçëm,që e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre.
Vendimi i Apelit u dha dhjetorin e kaluar, por ende nuk është ekzekutuar pasi Frrokaj nuk është kapur nga policia. Për kapjen e tij policia ka kryer disa kontrolle po ende nuk është bërë i mundur arrestimi dhe Frrokaj është zyrtarisht në kërkim.
Prej 23 dhjetorit ish kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj është në kërkim pas vendimit te apelit qe e riktheu në burg.Shkalla e parë e ka dënuar me 1.4 vitë burg por apeli ia dyfishoj.
Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i komunes Shënkollë bashkë me ish zyrtarë të tjerë kanë favorizuar në regjistrimin e një siparfaqe toke ne zonën e ranes se hedhun por ne kundershti me ligjin.
Frrokaj është dënuar me 2 vite burg edhe nga gjykata e shkodrës që lidhet sërish me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Por ai u lirua nga qelia pak kohë më parë, pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë pasi te arrestohet do të rikthehet serish ne burg per te vuajtur denimin e dhene nga apeli./abcnews.al