E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkon te luaje me shume

Nga Express me 01 dhjetor 2010 ne ora 0906

Adriano nuk ka ardhur ne Rome si turist. Sulmuesi brazilian kerkon nga trajneri Claudio Ranieri qe te luaje me shume pasi ne shumicen e kohes ka qendruar ne banken rezerve edhe pse pati nje periudhe lendimi.

147Jam mire dhe ndihem ne forme. Nuk e di se pse nuk luaj. Eshte evidente se nuk bej pjese ne planet e trajnerit. Deri tash nuk e kam zhvilluar ende nje ndeshje te plote dhe nuk mund te jem i kenaqur. Po luaj shume pak dhe keshtu eshte e pamundur ta gjej ritmin. Nuk jam me djalosh sepse vitet kane shkuar dhe kam nevoje te luaj148 tha ish-sulmuesi i Interit.

Dite me pare flitej per nje rikthim te tij te mundshem ne Brazil perkatesisht ne Corinthians ku e ftonte bashkekombesi i tij Ronaldo por Adriano konsideron se ende nuk ka ardhur koha qe te iken nga Italia ku eshte rikthyer vetem disa muaj me pare.

147Po eshte e vertete. Ronaldo me ka kerkuar qe te rikthehem ne Brazil per te luajtur se bashku por une i jam pergjigjur se deshiroj ta respektoj kontraten time me Romen deri ne vitin 2013. Nuk deshiroj te largohem nga Italia sic ndodhi kur isha ne Inter. Deshire e imja eshte qe te mbetem ne Rome. Nese do te largohesha kete do ta beja vetem nese kerkon Roma148 perfundoi 28-vjecari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›