E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, ja kur do të zhvillohet seanca për Ilir Metën

GJKKO ka caktuar datën se kur do të zhillohet seanca ndaj ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Mësohet se seanca ndaj Presidentit të PL-së, i cili u mor i pandehur pak ditë më parë, do të mbahet në datën 8 gusht, ora 10:00.

Përfaqësuesit ligjorë të Ilir Metës dorëzuan sot (6 Gusht) pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal ndaj klientit të tyre.

Në kërkesën e paraqitur nga avokatët, argumentohet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar tashmë hetimet në ngarkim të Ilir Metës, dhe për rrjedhojë, vijimi i masës së paraburgimit nuk ka më bazë procedurale.

Kujtojmë që dy ditë më parë (4 Gusht) Ilir Metës iu komunikua në SPAK mbyllja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në përfundim të seancës, tha se prokurorët nuk sollën asgjë të re, qoftë nga hetimi për CEZ-DIA, ashtu dhe për dosjen e lobimit në SHBA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›